Reparti zjarrfikës në Fier ka marrë njoftim për djegien e një makine, por gjatë rrugës për atje, zjarrfikësja ka kërkuar vetë ndihmë.Njëra gomë theu dërrasat, që u prishë dhe zjarrfikësja rrezikonte të binte në lumin Gjanica.
Për shkak se kjo urë nuk është ndërtuar për pesha të rënda si në këtë rast kamionet, në një pjesë të saj ka pësuar shembje. Forcat zjarrfikëse që u nisën për ndihmë për të shuar flakët, u detyruan të kërkojnë ndihmë vetë.
Pas dy orësh punë nga ana e vetë zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimeve publike të bashkisë Fier u bë e mundur nxjerrja e mjetit nga ura.
Në fakt prej vitesh të tëra ky shërbims a vjen e përkeqësohet në Shqipëri, duke filluar nga punësimet që bëhen aty e deri te mjetet e punës.
Ne përdorim akoma zjarrëfikëse të kohëve të kaluara, shumica e të cilave nuk përmbush asnjë lloj kriteri dhe ndodh të ngecin në rrugë.
Punëtorët aty janë shumë pak të paguar dhe ndaj pjesa më e madhe e tyre janë militantë partiak dhe aspak profesionist në atë që duhet të bëjnë.