Mbrëmjen e djeshme, Mozzik ishte i ftuar në “Big Brother VIP” për të performuar për banorët. Mirëpo, një deklaratë e tij ka bërë bujë jashtë shtëpisë. Reperi tha se ka shkuar t’i urojë fitoren Donaldit, që e cilësoi si mjaltin e shtëpisë.
Kjo bëri që në rrjet të krijohen aludime të ndryshme dhe kritika se Mozzik i dha informacione Donaldit. Megjithatë, Mozzik nuk është ndikuar fare dhe madje sot ka bërë një dedikim për aktorin. Teksa ka rishpërndarë videon e takimit të tyre në Instastory, Mozzik shkruan: “Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.
Mozzik dhe Getinjo kanë raporte shumë të mira me Donaldin dhe Romeon. Ata janë miq prej kohësh dhe shpesh janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Për këtë arsye Mozzik bëri atë deklaratë për Donaldin.