Çifti që shihni në foto është Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, dy turistët polakë që humbën jetën në aksid entin në aksin rrugor Shkodër-Tiranë konkretisht në Kryebushat.Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër.
Çifti ishte në një motor, teksa u goditen nga një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën.Kujtojmë se vitet e fundit është rritur shumë numri i turistëve polakë që vijnë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën e verës por gjatë gjithë vitit.
Por ngjarje si kjo e sotmja ndikojnë shumë për keq tek ata turistë që duan të vizitojnë vendin tonë, pasi siguria e jetës këtu tek ne është për fat të keq është në mëshirë të fatit.
Shoferi tjetër që u përfshi në aks ident, një 27 vjeçar nga Puka rezulton ta ketë marrë makinën me qira në Shkodër. Ai ju nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi i pastër, ndaj është shoqëruar në Polici deri në zbardhjen e plotë të rethanave të aksidentit.Fotot e fundit që kanë postuar në rrjetet sociale janë ato të një dite më parë. Goditja ishte fatale për çiftin polak, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeç. Ata u dërguan në spital por fatkeqësisht ishte shumë vonë.