Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të fortë nga Elbasani për presidentin Meta.
“Çfarë duhet të themi për një ish…, ish është. Unë nuk mendoj që socialistët që janë sot në PS kanë marrëdhënie të ngushta me Sali Berishën, me pushtetin e Sali Berishës dhe me 21 janarin ndahen nga socialistët”, tha Braçe.
Ai sulmoi dhe opozitën pas akuzave të kësaj të fundit se po fryhen artifi cialisht institucionet vendore me staf në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Opozita duhet të kuptojë një gjë themelore ne kemi çuar komisionet e qeverisjes qendrore tek bashkitë. Vetëm në qeverisjen e tyre ndodhte që të transferoheshin funksionet pa buxhet pa njerëz, në momentin që kur unë delegoj një funksion të rëndësishëm delegoj dhe njerëzit nga qeverisja qendrorë te vendorët.”, përfundoi Erion Braçe.