Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Erion Braçe shpër theu me tone të ashpra ndaj politikës, si dhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz.
Braçe u shpreh se në të gjithë këtë harbim të të rinjve, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, ndërkohë që shtoi se këta të fundit në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen, sipas tij, bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin.
“Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politikë kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mllef, urrejtje, ligësi, provokime, politikën e ulët të njohur tashmë.
Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart! Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu! Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrëma dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë,
Lëkurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë t’u bëjë spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëjë qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik”, deklaroi ai.