Rozë

Ezeli bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij/ Ja emri i veçantë që i kanë vënë

Aktori i njohur si ‘Ezel’ për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu, u bë sot baba i një vajze.

'Ezel' bëhet baba, vjen në jetë vogëlushja Lalin

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, i dha fund pritjes së ëmbël, duke zgjeruar familjen e tyre me një vogëlushe, emri i së cilës do të jetë Lalin.

Mediat turke e zbuluan këtë emër disa ditë para se vogëlushja të vinte në jetë. Pas një kërkimi në internet, rezulton se emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.

Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’. Pak para lindjes, sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba , Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Image

Image

MË TË LEXUARAT

To Top