Eni Koçi në tetor u bë nënë për herë të parë, por vetëm së fundmi ka ndarë një foto të plotë të së bijës.
Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet duke e mbajtur vogëlushen në kraharor teksa ajo fle gjumë.
Ditën që lindi Adean, Eni postoi në instagram një foto dhe shkroi:”Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. ?Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten”.