Rozë

Fansi i propozon për martesë, Dua Lipa e refuzon në mënyrën më të bukur dhe ëmbël

Ajo është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun. Dhe Dua Lipa shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi dhe një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të.

Dua Lipa fanse e ushqimeve tradicionale shqiptare: Asgjë si ushqimet e  nënës – News Today

Në një video që ka bërë xhiron e TikTokut, këngëtarja, 26 vjeçe, mund të shihet teksa ecën në skenë me një triko argjendi me shkëlqim dhe çizme të ngjashme.

Teksa e shikonte personin në mes të turmës, ajo thotë: “Po përpiqem të lexoj se çfarë shkruan në trikon tuaj? Thuhet ‘Martohu me mua’, duke iu referuar një pseudonimi që fansi i kishte vënë asaj.

Ajo shihet duke buzëqeshur ndërkohë që turma po priste për përgjigjen e artistes së famshme.

26-vjeçarja shton: “Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron?”. Djaloshi që mbante trikon u përgjigj: “Për mua”, që e bëri Duan tutje të thotë: “Për ty”.

Krijuesja e hitit “One Kiss” filloi të kërcente në mënyrë provokuese dhe të prezantonte këngën e radhës “Good In Bed”.

Djali, që u bë viral me bluzën, publikoi gjithashtu një pjesë të asaj që ndodhi në këtë koncert. Koncertet e radhës të Lipës vijnë pas performancës që pati në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

MË TË LEXUARAT

To Top