Lajme

Fatin e tij pastë çdo shqiptarë, ky burrë ka fituar lotarinë dy herë brenda vitit: Ka miliona para tani

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por ky njeri e ka sfi duar fatin dy herë brenda vitit. Të gjithë shpresojnë që të fitojnë të paktën një herë në jetë lotarinë, mirëpo shanset janë të pakta.

Fiton në lotari sa 1/3 e buxhetit shqiptar por… nuk i tërheq! - Gazeta Mapo

Ky njeri ka sfi duar dy herë fatin brenda vitit pasi ka fituar dy herë lotarinë. Michael Christianen nga Norfolk, Nebraska, fitoi 50 mijë dollarë në muajin mars dhe 100,000 dollarë në fillim të këtij muaji.

‘Nuk mund ta besoja. Unë nuk mendoja se ishte e vërtetë,’ tha Christianen në një njoftim për shtyp. Ai i bleu të dy biletat fituese në Norfolk, ndërsa kur u pyet se çfarë planifikon të bëjë me paratë, Christianen kishte disa ide.

Ai tha se dëshiron të ndërtojë një garazh të ri dhe të heqë ca para mënjanë për pensionin e tij. Christianen gjithashtu pohoi se vajza e tij është ndarë nga jeta së fundmi dhe ai do të provojë të blejë shtëpinë në të cilën ajo jetonte.

Amerikani e fitoi lotarinë dy herë brenda vitit - Albinfo

MË TË LEXUARAT

To Top