Rozë

Fatma habit me rrëfimin: Më thotë gjyshja, çfarë pa Alfio te ty ai shumë i gjatë kurse ti je, si të mori ty…

E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, moderatorja e njohur Fatma Methasani ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar pasi solli në jetë djalin e saj Noah, kënaqësinë që ajo ndjen gjatë rritjes së tij, ma rrëdhënien që ka ai me Alfion etj.

FOTO/ Alfio dhe Fatma bëhen prindër për herë të parë - Vizion Plus

E pyetur nga Rudina Magjistari se pse ka rënë në dashuri me Alfion, Fatma shprehte se e para ai është një goxha çun dhe e dyta ka parë mirësinë e tij dhe dëshirën që ai ka për t’i bërë gjërat me dashuri. Madje ajo ka treguar se gjyshja e saj i thotë shpesh herë se çfarë ka parë Alfio tek ajo, pasi ai është goxha çun dhe shumë i gjatë.

Rudina Magjistari: Fatma pse re në dashuri me Alfion, çfarë të tërhoqi?

Fatma Methasani: Po të më thojë ky është Alfio dhe ti do dashurohesh me të, unë do thoja jo, nuk është një gjë që mund të ndodhë. Ishte diçka që erdhi krejt natyrshëm, nga një kafe, nga një takim apo nga ndonjë batutë. Gjithçka ishte e paparashikuar.

E para e punës është goxha çun njëher se dhe gjyshja ime thotë ku e more aq të gjatë, nuk e kuptoj se çfarë ka parë ai tek ty. Po është mirësia, dëshira për t’i bërë gjërat me shumë dashuri. Unë jam një njeri shumë spiritual, besoj shumë tek dashuria, mendoj se shëron gjithçka dhe kjo është e vetmja gjë që dua të bëj me Noah-n.

U zumë, isha gati të ikja nga shtëpia', Fatma dhe Alfio paskan rrezikuar  ndarjen dhe ja cila është arsyeja – Dosja AL

MË TË LEXUARAT

To Top