Nuk ka shumë fëmijë një vjeçar që mund të thonë se kanë marrë pjesë në një ceremoni diplomimi. Por, Evelina e vogël, e veshur me rrobat e studentëve, u bë pjesë e kësaj ceremonie së bashku me nënën e saj, sepse në fund të fundit edhe ajo kishte ndjekur një pjesë të ligjëratave.
Briana Williams, 24 vjeçarja nga Atlanta, po rrezatonte gëzim derisa pranonte diplomën për përfundimin e studimeve të jurisprudencës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Hardvarit.
“Të them se viti i fundit i studimeve, me një foshnjë të porsalindur ka qenë sfidë për mua, është shumë pak.” – thotë Briana derisa kujton se si kishte marrë foshnjën me vete, e ndonjëherë e kishte lënë të flinte në zyrën e dekanit, përderisa ajo ndiqte ligjëratat.
Në prill, pikërisht gjatë kohës së provimeve finale unë linda vajzën time. Menjëherë pas asaj m’u desht të përgatitem për provimin e radhës.
“Asnjëherë nuk e kisha menduar se në moshën 24 vjeçe, dhe si nënë e vetme, do të arrija të përmbushja një nga sfidat më të mëdha intelektuale të jetës sime.” – thotë Briana. “Vajza ime më ka dhënë guxim dhe kurajo, dhe për të shpresoj të bëhem shembull.” – shton ajo.
Menjëherë pas diplomimit, Briana do të fillojë të punojë në një nga kompanitë më të mëdha në Los Angeles.