Ish-e dashura e Jason Derulos, Jena Frumes, ka a kuzuar këngëtarin se e ka tradhtuar vazhdimisht gjatë marrëdhënies së tyre.
Kur modelja, 28 vjeçe, postoi një selfie para pasqyrës me bikini në Instagram të enjten me një mbishkrim se “Ti je e bukur, ia vlen, je e pazëvendësueshme. Mos e harro.”, një komentues e sul moi atë në seksionin e komenteve.
“Ia vlen në çfarë mënyre? Ti nuk je e martuar, që do të thotë se fëmija yt është ba stard. Të gjithë e keni ngatërruar moralin.” -i shkroi ndjekësi.
Frumes shpejtoi t’i kundërpërgjigjej, duke shkruar se ndërsa ndarja e saj dhe Derulos në shtator 2021 ishte “fatkeqe”. “Ne dikur aspironim të martoheshim, por ndoshta është më mirë të jesh beqare sesa të jesh në një lidhje dhe vazhdimisht të mos respektohesh, të mash trohesh. Apo është më mirë të qëndrosh i heshtur në mënyrë që njerëzit si ti ta miratojnë?”
Ajo ndau një deklaratë më të gjatë në Instagram Story, duke u thënë 4.8 milionë ndjekësve të saj se “askush nuk do të jetë një nënë beqare”. Frumes, e cila ka një djal 1-vjeçar Jason Jr. me Derulon, shkroi: “Është dë shpërimi dhe dës htimi më i madh për mua personalisht duke e ditur se jam vetëm në këtë kur doja dashurinë dhe doja martesën dhe një familje të lumtur. Por nëse gjërat tuaja të panegociueshme po testohen, nuk do të gjeni kurrë paqe në atë marrëdhënie. Unë nuk mund të jem e vetmja që punoj për ta bërë këtë. Nëse një burrë dëshiron një vajzë të ndryshme çdo javë mbi familjen e tij … Unë ku rrë nuk do të jem në rregull të ndaj një të dashur që e dua me gjithë zemër!” Frumes vuri në dukje se ajo nuk “merr mbështetje për fëmijë” nga ish-i i saj.