Ideja për të konkretizuar nismën për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës, Rama tha se i lindi kur takoi familjen e Arjan Salës.
1 prej 11 fëmijët që përfituan të parët nga kjo nismë ishte pikëtisht djali 5-vjeçar i dëshmorit të atdheut, Sala. “Ideja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtua kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes flakëve për të nxjerr kolegët.Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve.
E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte.Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, për 20 vitet e ardhshme”, tha Rama.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor nga magazina e “Casa Italias”, 3 ditë më vonë pasi u përfshi nga flakët më 24 mars 2021.Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi, Arjan Salës.I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe vëllai i Arjan Sala, i cili e kishte të pamundur të mbante dot lotët në një moment rrëqethës për të dhe familjen e tij.