Rozë

Festoi datëlindjen dje/ Efi ka marrë dhuratën që do donte çdo Flori Mumajesi

Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari.

Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë.

Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës.”Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi.

Por si u shfaq Luizi në festë? Patjetër që Efi nuk harroi edhe bashkëudhëtarin e saj të preferuar nga BBV në ditëlindjen e sajNëpërmjet këngëve të tij, që tashmë janë kthyer në hit-e, Efi përfshiu Luizin në ditëlindje ku kërceu e festoi me to.

Kujtojmë se Vëllai i Madh, vetëm pak ditë më parë krisi raportin e Kiarës dhe Efit duke shfaqur brenda shtëpisë reagimet e Efit për çiftin. Edhe pse Efi u mundua t’i tregoj Kiarës së gjërat nuk janë siç duket, kjo e fundit u prek.

MË TË LEXUARAT

To Top