Çifti shumë i pëlqyer e estradës shqiptare, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.
Dyshja e këngëtarëve kanë folur gjatë kësaj jave në përgjithësi për jetën dhe karrierën e tyre, duke treguar në veçanti se cili ka qenë çelësi i suksesit të një martese të shëndetshme, e cila ka zgjatur mbi tri dekada.
Ata treguan se kanë plot 37 vite të lidhur dhe sivjet kremtojnë 30-vjetorin e martesës, e kur ra fjala te puthja e parë, Naimi dhe Mihrija treguan se e dhuruan puthjen e parë në një veturë të shkatërruar.
Nami i shpjegoi se ajo ndodhi rastësisht dhe kjo është arsyeja pse qëlloi që puthja e parë të ndodhte aty.
“Vetura qëlloi aty, ne shkuam te vetura, dhe unë i thash Mihrijes: ‘Të dua’, edhe ajo në një moment u kthye dhe më tha: ‘Për hajr të qoftë’”, tregoi këngëtari dhe prezantuesi Abazi.
Naimi dhe Mihrija janë një prej çifteve më jetëgjatë të estradës, nga martesa e të cilëve fryt është djali i tyre i vetëm, Platori.