Sot është një ditë e veçantë për bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi. Ajo feston ditëlindjen, por edhe përvjetorin e martesës me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
Sigurisht nuk ka munguar një urim nga Tolga në këtë ditë, i cili me pak fjalë ia ka shprehur dashurinë në mënyrën më të bukur Almedës.
Aktori ka zgjedhur foton më të ëmbël të bashkëshortes dhe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, i lumtur që je dashuria ime, që je gruaja ime, që je nëna e djalit tim. Të dua shumë”.
Edhe Almeda gjithashtu ka postuar një foto nga dasma e tyre dhe ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin e katërt zemër…dhe gëzuar ditëlindjen për mua. Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta. Ju dua të gjithëve”.