Ronela Hajati feston ditëlindjen dhe duket se urimin e parë e ka marrë nga ish-i, i cili e ka uruar që një ditë para.
Këtë ka lënë të kuptohet Ronela me anë të një videoje në TikTok, ku kengetarja shihet shumë e lumtur, teksa kërcen dhe këndon. Autorja e shumë hiteve mbush sot plot 33 vite jetë.
Ronela Hajati është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar për jetën e saj private. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo nuk nguron që herë pas here të ndajë detaje.
Së fundmi, Ronela i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instagram dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.