Kane Tanaka, gruaja japoneze që nga libri i rekordeve “Guiness” njihet si personi më i moshuar në botë, e ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 118-të.
E lindur më 2 janar 1903, zonja Tanaka e festoi ditëlindjen e 118-të në shtëpinë për personat e moshuar në Fukuoka, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë.
Ajo festoi duke duartrokitur dhe duke thënë se planifikon të qëndrojë e shëndoshë deri në moshën 120-vjeçare, raportuan mediet lokale. Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe bën ushtrime fizike.