Rozë

Fifi dhe Graniti janë bashkë? Këngëtarja i sqaron të gjitha: Jo jam e lumtur që kam gjetur një mik si ai

Fifi ka reaguar më në fund përmes një statusi në Instastory rreth aludimeve se është në lidhje me Granitin. Artistja i ka hedhur poshtë këto zëra duke shkruar se ajo dhe Graniti nuk janë në lidhje, por gëzojnë raporte shoqërore shumë të mirë.

Fifi është shprehur shumë e lumtur që ka gjetur një mik të mirë si Graniti, kështu duke i mbyllur një herë e mirë thashethemet që qarkullonin.

Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj. duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirsa.

Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Kujtojmë se reagimi i Fifit vjen pas polemikës së krijuar ditën e sotme kur shkroi se dëshira e saj nisi të realizohej natën e Krishtlindjeve. Natë e Krishtlindjeve Fifi ka qenë me Granitin.

Madje, ky i fundit postoi në Instastory një video ku shiheshin duke ecur krah njëri-tjetrit. Kjo ka bërë që videoja e postuar nga modeli të lidhet me dëshirën për të cilën Fifi shkruan se ka nisur t’i plotësohet natën e Krishtlindjeve.

MË TË LEXUARAT

To Top