Fifi do të bëhet nënë për herë të parë dhe po e shijon shumë këtë periudhë në pritje të ëmbël. Lajmin e shtatzënisë këngëtarja e dha gjatë Festivalit të Këngës, teksa ende nuk e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës që po pret ajo dhe Adisi.
Së fundmi Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.
“Lumturia ma e madhe … shkelmat edhe grushtat e tu bebi jem”, shkruan Fifi.