Rozë

”Fifi është në gjendje të rënduar emocionale”/ Monika ia thotë Zhaklinës: Pas debatit që pati me ty

Protestës së organizuar nga Fifi, që u mbajt në 31 gusht në sheshin Nënë Tereza, iu bashkuan shumë aktivistë dhe personazhe të njohur. Mes tyre edhe blogerja Zhaklin Lekatari, e cila pati edhe një debat me Fifin gjatë protestës për shkak të organizimit të protestave në vendin tonë.

Gjithçka nisi nga një aktiviste, e cila në fjalën e saj falendëroi Zhaklin Lekatarin për organizimin e protestës, gjë që nxiti një reagim edhe nga Fifi. Këngëtarja, me tone të larta tha se gjithçka ishte organizuar nga ajo.

E ftuar në “Euronews”, Zhaklin ka folur në lidhje me situatën e ndodhur me Fifin dhe tha se duhet të ishin shmangur debatet, duke mos lënë pa thumbuar këngëtaren.

Nga ana tjetër në studio ishte e ftuar edhe aktorja Monika Lubonja, e cila ishte gjithashtu pjesë e protestës. Sa i përket organizimit ajo tha se gjithçka është përgatitur nga ajo dhe Fifi, teksa shtoi se të dyja kanë qenë të rënduara emocionalisht pas ngjarjes së rëndë.

MË TË LEXUARAT

To Top