Rozë

Fifi është në muajin e tetë të shtatzënisë, por s’lë gjë pa thënë: S’kam prishur asnjë familje, mos hani m*t pas shpinës sime

Fifi është në muajin e tetë të shtatzënisë, por komentet negative dhe s ulmet e njerëzve nuk po e lënë të qetë as në këtë periudhë të ëmbël. Me anë të disa postimeve në rrjete sociale këngëtarja ka treguar se merr gjatë gjithë kohës ofendime, sharje dhe smirë.

'Nuk shkatërrova asnjë familje', Fifi shpërthen në

Fifi është shprehur se ajo do vetëm të gëzojë për bebin e saj si një njeri i thjeshtë, por njerëzit nuk ia kursejnë energjinë negative. Sipas tyre, këngëtarja ka prishur një familje, referuar Adisit dhe Adrolës. Megjithatë dyshja janë lidhur në një kohë kur Adrola dhe Adisi kishin vite që e kishin mbyllur historinë e tyre.

“Kam menduar që shtatzëninë do e kaloja krejt ndryshe…me shumë dashuri, me shumë lule, me shumë fjalë të bukura, me shumë mirëkuptim, me shumë mbështetje. Por jo! Jam duke e kaluar me shumë stres, me shumë siklet, me shumë punë, me shumë gjëra nëpër kokë, me plot sul me nga njerëzit, me plot smirë nga të gjitha anët e mundshme dhe më vjen plasja.

Sot kam hyrë në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe në këto 8 muaj kam bërë 14 këngë. 10 prej tyre me videoklipe, 4 këngë të tjera nuk kanë dalë akoma. Mora pjesë në festival, ku u përkushtova 100%. Kam blerë aksionet e një lokali modest te gjimnazi “Ismail Qemali”, kam punuar për të investuar aty, përveç nga ana monetare, edhe fizikisht…

Krejt çfarë shoh dhe çfarë dëgjoj tërë kohën është (janë) fjalë, smirë, ofendime, sharje, fyerje, tor turë. Më vjen keq që nuk jam një njeri i thjeshtë që të mund të shijoj goditjet e bebit tim. Më vjen keq që punova kaq fort për t’u bërë pjesë e këtij showbiz-i që nuk më lë t’i gëzoj e t’i mendoj vetëm momentet që bebi im më bën të vjell e të qaj dhe që ma ka shtuar dozën e emocioneve 10-fish dhe absolutisht refuzoj t’u kthej përgjigje njerëzve që hanë m*t për mua pas shpine dhe vijnë e më bëjnë lajka. Kam menduar që njerëzit, në përgjithësi, para një gruaje shtatzënë (pa dashur të luaj vikt imën), kanë pak empati, zbuten e nuk shfryhen si hienat dhe i mbajnë ca gjëra përbrenda…por jo!

Nuk kam ngelur shtatzënë për asnjë, kam ngelur për veten time, për të përmbushur veten si njeri dhe për t’i dhënë vetes një arsye më shumë për të luftuar në jetë dhe për të krijuar familje. Unë nuk shkatërrova asnjë familje, nuk kam ndarë njeri. Kështu e ka shkruar Ai lart fatin tim. Unë thjesht dua të bëj një festë për bebin tim, për të gëzuar që po e sjell në jetë. Më lini, pash të madhin Zot! Mos më mbushni me energji të keqe! Mos më jepni mendime negative! Mos më jepni stres! Më lini, ju lutem!”, ka shkruar Fifi.

'Nuk shkatërrova asnjë familje', Fifi shpërthen në'Nuk shkatërrova asnjë familje', Fifi shpërthen në'Nuk shkatërrova asnjë familje', Fifi shpërthen në

MË TË LEXUARAT

To Top