Rozë

Fifi habit sërish: Kam nevojë të dashuroj ditë që e ndjen mungesën time

Fifi është këngëtarja e njohur e cila së fundi ishte në qendër të vëmendjes me rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së BBV-së.

Rrugëtimi i saj brenda shtëpisë kishte shumë kthesa. Ajo tentoi të krijojë lidhje me ish futbollistin nga Kosova, Granit Cana. Por pas shumë ngjarjeve të dy u pajtuan që të mbesin vetëm shokë.

Edhe pas daljes së tyre kur ata vazhdonin takimet mes vete, filluan të krijohen aludime se ata tashmë po shijojnë një lidhje.

Ishte Fifi ajo që hodhi poshtë të gjitha këto dyshime, dhe sqaroi se është shumë i lumtur që ka një mik sikur Graniti. E ajo ka vazhduar të hedh postime teksa ka shprehur se është shumë e lumtur.

Nuk dihet nëse ajo tashmë ka dikë në jetë apo jo mirëpo këngëtarja shihet tejet e buzëqeshur. Edhe së fundi ka postuar një storje ku shkruhet: Kam nevojë të dashuroj, dikë që e ndien mungesën time, që po aq sa unë trembet se një ditë mund të mos jemi bashkë, dikë që do për atë çka vërtet jam, një ëndërrimtar i pandreqshëm që, përtej çdo thyerjeje e zhgënjimi, vazhdon të besojë’, shkruhet në postimin e këngëtares.

Fifi si duket këto fjalë po i hedh drejt dikujt dhe ende nuk dihet se kujt. Ndryshe këngëtarja shumë shpesh ka treguar se kur ajo dashuron dikë, dashuron shumë.

MË TË LEXUARAT

To Top