Me koncertin e fundit që mbajti në Shkup, Filloreta Raçi e njohur si Fifi iu tregoi të gjithëve se muzika është gjithçka për të.
Këngëtaren nuk e kanë ndaluar as reshjet e dendura të shiut për të dalë para fansave të saj të cilët kishin mbushur sheshin.
Këtë moment të veçantë Fifi e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, ku krahas një fotoje duke perforuar në shi shkruan: “E dashuroj muzikën akoma më shumë kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën”.
Ky veprim i këngëtares ka bërë krenar edhe partnerin e saj, Adis Patushin. Biznesmeni ka ndarë të njëjtën foto në Instastory duke shkruar vetëm “krenar për ty”.