Rozë

Fifi publikon komentet negative që merr nga shqiptarët: Si lopë e shëmtuar, pse vesh fustan…

Ditën e sotme Fifi ka publikuar në rrjete sociale komentet negative që ka marrë në një video të publikuar me Adisin. Disa e kanë komentuar për peshën, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar me Adrola Dushin.

Këngëtarja ka treguar se e përjeton çdo ditë këtë lloj bul lizmi, teksa ka thumbuar dhe Zhaklin Lekatarin. “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bul lizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjnë çfarë të duan”, ka shkruar Fifi.

Komentet ndaj saj vijojnë nga të tilla si: Sa e shëndoshë si lopë dhe del me fustan sikur e ke trupin peshk, de bile femër; se di Adisi qenka qorruar nga sytë me këtë.

“Sot gjithë ditën vetëm me këto komente do të merrem t’i postoj që t’ju tregoj çfarë përjetoj unë çdo ditë”, ka shkruar Fifi.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top