Rozë

Fifi sërish bëhet xheloze për Granitin: Edhe unë kam miq këtu, por nuk shkoj t’i puth





Xhelozitë mes Fifit dhe Granitit duket se nuk ka fund. Edhe pse dyshja kanë një lidhje të vetme vetëm miq, këngëtarja duket se nuk pranon dot faktin se ai mund të shoqërohet me banore të tjera brenda shtëpisë.

Së fundmi ai është pjesë me Sarah Berishën dhe me Semin, gjë e cila ka rikthyer skenat e xhelozisë mes dyshes.

“Ke filluar ti kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”,- tha ajo.

Graniti u përpoq të sqarojë se vajzat e shtëpisë janë thjesht shoqe por kjo nuk e ka bindur mjaftueshëm këngëtaren.

“Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”,- tha ajo e revoltuar.





MË TË LEXUARAT

To Top