Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Sindi dhe Ana patën një zë nkë pas transmetimit të takimit të Sindit me Elvisin. Sindi e quajti Anën xheloze pasi në takimet e saj është ajo që komenton më shumë.
“Ti flet nga smira, e ndjej, jam afër teje”, i tha Sindi Anës. Ana nuk pranoi se është xheloze e madje e vazhdoi debatin edhe jashtë studios, në rrjete sociale.
Ajo ka postuar në Instastory një pjesë nga puntata e djeshme, kur Elvisi i tha: “Po na u bashkove të presim, me këtë dashurinë, përputhjen”. Më pas dëgjohet Antonela që e pyet Sindin se si i shikon këto batuta mes dy konkurrentëve dhe përgjigjen në vend të saj e ka dhënë Ana.
“Nuk i shikon fare Sindi se e ka mendjen të zihet me mua”, tha Ana, duke theksuar këtë fjali edhe në postim e duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.