Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit. Përveç dhu.nimit, familjarët e bashkëshortit e kanë filmuar 23 vjeçaren dhe të gjitha videot janë bërë virale.
23-vjeçarja ka marrë edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Bashkëshorti ishte emigrant në Londër. Kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e kapte nusen me të dashurin.
Sipas informacioneve, nusja e ka shtëpinë në emër të saj dhe nuk ikën. Ajo shprehet se vjehrri dhe vjehrra duhet të ikin, pasi kur janë martuar babai i ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.Vajza ka shkuar tek shtëpia e prindërve në Gizavesh të Librazhdit. Kujtojmë se videoja ku vjehrri, vjehrra dhe të tjerë gjejnë dhe dhuno.jnë të renë janë publikuar dhe bërë virale në rrjete sociale.
Ndërkohë po në një nga këto rrjete sociale u tha sot se e reja ka përfunduar në Psikiatrinë e Elbasanit, por kjo gjë nuk është e vërtetë.“Nga verifikimet e bera si ne Spital dhe ne Qendren Komunitare Shendetit Mendor Elbasan pjes e SP Elbasan ,vajza ne fjal nuk ka ardhur as nuk rezulton te jete e shtruar apo te kete mberritur per konsult psikiatrike”, shkruan Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimeve në Spitalin Rajonal të Elbasanit.