Lajme

Finalda në NATO, por Turqia është kundër/ Ja çfarë të ndodh midis dy vendeve

Pasi presidenti amerikan Joe Biden përshendeti aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATo-n në përgjigje të agresionit rus, presidenti finlandez shprehur mirënjohjen e tij, ndërsa u zotua të zgjidhë dhe cështjen e kundërshtimit të ashpër të Turqisë, që mund t`ia bllokojë përpjekjen e anëtarësimit me veton e saj. Sauli Niinisto i pranoi shqetësimet e Ankarasë, por këmbënguli se në angazhimin e vendit të tij për sigurinë e saj.

“Si aleatë të NATO-s, ne do të angazhohemi për sigurinë e Turqisë, ashtu sic edhe Turqia do të angazhohet për sigurinë tonë. Ne, terrorizmin, e marrim shumë seriozisht, e dënojmë atë në të gjitha format dhe e luftojmë në mënyrë aktive. Jemi të hapur të diskutojmë në mënyrë konstruktive të gjitha shqetësimet që Turqia mund të ketë për anëtarësimin tonë.”

Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i shqetësuar për mbështetjen që Suedia e në një shkallë më të vogël edhe Finlanda i ka dhënë Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, përsëriti qënrimin e tij kundër anëtarësimit të tyre. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nga ana tjetër, e përshëndeti kërkesën zyrtare të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n teksa liderët e dy vendeve nordike vizituan Shtëpinë e Bardhë.

“Sot jam krenar të mirëpres dhe të ofroj mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për kërkesat e dy demokracive të mëdha dhe dy partnerëve të ngushtë, shumë të aftë për t’u bashkuar me aleancën më të fortë, më të fuqishme mbrojtëse në historinë e botës.”

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës, të dy vendet po lëvizin me shpejtësi në përpjekje për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

MË TË LEXUARAT

To Top