Opinionistja Balina Bodinaku ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, ku u pyet ndër të tjera se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të ‘Big Brother VIP’.
Balina refuzoi të jepte një emër, duke thënë se në këtë pikë kur jemi vetëm pak ditë para finales është mirë që ajo të mos influencojë të tjerët me mendimin e saj.
Nisur nga kjo përgjigje, gazetarja Ori Nebijaj e pyeti, por kur debaton me bashkëshortin e saj, gazetarin Andi Bushati për kë bën tifo secili prej tyre.
Mirëpo Balina u shpreh se nuk diskuton fare me Andin për “Big Brother VIP’, pasi ai ka drejtim krejt tjetër. Beatrix Ramosaj postoi dje disa Instastory ku akuzonte Balina Bodinakun për shpifje.
Fillimisht, këngëtarja postoi një status duke shkruar se ka ardhur koha t’i dalë zot vetes së saj. Ajo postoi një bisedë mes Balinës dhe një fanse të saj, ku Balina i thotë se Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.
Për ngjarjen reagoi dhe Balina e cila u shpreh se kjo është gjëja më absurde që i ka ndodhur së fundmi. “Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua,” – shkroi Balina.