Anxhela Peristeri me këngën ‘K arm a’ është fituesja e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Këngëtarja e talentuar fitoi shumicën e pikëve nga juria, duke marrë kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision, i cili do të mbahet në Hollandë nga 18 maj deri më 22 maj 2021.
Peristeri fitoi duelin për çmimin e parë me dy këngëtarë mjaft të talentuar, si Sardi Struga, i renditur i dyti me këngën “Kam me të ba me kajt” dhe Festina Mezini, e cila me “Kush je ti moj dashuri” plotësoi podin e një edicioni ndryshe nga ato të shkuarat.