Rozë

Flasin vajzat që e kanë shoqe pasi Saimiri e hoqi nga gara: Ne e kemi si motër, e kemi shumë xhan





Saimiri eliminoi mbrëmjen e të hënës në “Love Story”, Arianën, vajzën me të cilën pati një takim me skena romantike. Saimiri është shprehur se mes tij dhe Arianës nuk ka më shumë se tërheqje fizike dhe për këtë arsye vendosi ta eliminonte.

Ariana ishte një nga vajzat më të spikatura në “Love Story” dhe kishte krijuar një grup shoqërie me Enxhëllin dhe Suelën. Pas takimit romantik me Saimirin, kjo shoqëri duket se u prish. Suela deklaroi se nuk i pëlqeu aspak takimi i tyre dhe Ariana u shpreh e zhgënjyer që mikesha e saj reagoi në atë mënyrë.

Por pas ikjes së Arianës, si vazhdon marrëdhënia mes tyre? Në një intervistë për “Daily Love Story”, Suela u shpreh se i erdhi keq që Ariana u largua nga gara dhe i uroi më të mirat.

“Arianës dua t’i them që e kam shumë xhan dhe do mbetet mikeshë e mirë tek unë. I uroj shumë suksese, fat dhe të bëjë sa më shumë lekë”, tha Suela.

“Unë me Arianën kam patur miqësi që në fillim dhe nuk e kam parë me syrin e konkurrentes. E shoh si motër se na jep dhe ndonjë mendim meqë është më e rritur. I uroj fat dhe gjithë të mirat sepse ka vërtet një zemër të madhe”, u shpreh Enxhëll.





MË TË LEXUARAT

To Top