Biznesmeni Elton Ilirjani, ka shokuar mbarë opinionin publik me sjelljet dhe veshjet e tij.
Ai nuk ka ngurruar të dalë i zh veshur në fotot të ndryshme në rrjete sociale, apo të puthet live në me një mashkull, ashtu sikurse bëri disa kohë më parë në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Por, përsëri në këtë emision ai bëri një deklaratë të papritur, ku premtoi se nuk do të dalë më i zhv eshur dhe për sjelljet e tij i kërkon falje pikësëpari të gjithë nënave shqiptare.
Ai theksoi se në sjelljet e bëra deri më tani kanë qenë thjesht aktivizim në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo ajo që ai është në të vërtetë. Me drejtimin e një organizate në SHBA, Ilirjani synon që do të jetë në mbrojtje të gjithë grave, të rinjve dhe çdo personi tjetër që është në kërkim të lirisë.