Lajme

Flet Biden pasi u raportua se fitoi zgjedhjet në Amerikë: Po u kthej nderin e këtij vendi si President, faleminderit për besimin!

Tashmë duket se nuk ka asnjë dilemë – Joe Biden do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pak minuta pasi u bë e ditur se Biden fitoi 20 votat elektorale të Pennsylvanisë dhe tani ka 273 vota elektorale – nga 270 sa i duheshin – ai bëri një postim në Facebook ku foli si president i SHBA-së në ardhje – ani se asgjë nuk u zyrtarizua akoma.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur mua që të udhëheq shtetin tonë të mrekullueshëm. Puna para nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Do të jem president për të gjithë amerikanët – pavarësisht nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta mbaj besimin që më keni dhënë”.

MË TË LEXUARAT

To Top