Lajme

Flet burri i 28-vjeçaresh shqiptare shtatzënë që humbi jetën nga Covid-19: S’di ça të them, do bëhesha me fëmijë i humba të dy….

Mbrëmjen e kaluar ndodhi një t ra gjedi, ndërsa v ik timë mbeti 28 vjeçarja, Emanuela Dalipi. Kjo e fundit ishte shtatzëne dhe shkaku i vd e kjes së saj, u bë korona virusi.

Tragjike! E shtruar prej një jave tek Infektivi, ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë

Dalipi ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që bashkëshorti i 28 vjeçares shtatzënë, deklaron se nuk ka asnjë pretendim për stafin mjekësor.

Sipas bashkëshortit, stafi ka bërë gjithçka kanë mundur. Ndërkohë Artenis Dalipi është shprehur se gruaja nuk ka mundur të përballojë pasojat e virusit duke humbur kështu jetën bashkë me foshnjën.

Artenis Dalipi deklaroi:

Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër.

Detajet rrëqethëse/ Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë pas ndërhyrjes në dhëmballë - Hapur

MË TË LEXUARAT

To Top