Presidenti turk Erdogan i është përgjigjur karikaturës së fundit të revistës kontraverse franceze “Charlie Hebdo” gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e Grupit parlamentar të AKP-së.
“Personalisht nuk ka nevojë t’u kthej përgjigje këtyre të pafytyrëve. Ajo që më dh emb më shumë është tallja që bëjnë me profetin. Mërzitja më e madhe imja është për këtë gjë. Nuk jam unë objekitivi i atyre, por vlerat që ne përfaqësojmë“, u shpreh Erdogani.
Pak dy ditë më parë, revista franceze botoi një karikaturë të Erdoganit me një grua të mbuluar gjysmë të zhveshur, gjë e cila ka sjell mjaft reagime në Turqi.