Armina Mevlani është shumë aktive kohët e fundit në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë nga më të ndryshmet.
Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar: “Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë? Armina u përgjigj se i pëlqen edhe vetmia, duke shtuar se nuk e ka frikë pasi jep dhe merr shumë dashuri.“Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë.
Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë.”“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe New York-ut?”, shkruan një tjetër ndjekës. “Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje.
Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar Neë York-un”, u përgjigj moderatorja.Por ka një ka një problem të vogël… Sa kohë të jetë e lidhur me Shkëlzen Berishën, ajo mund të shkojë të jetojë në Amerikë. Kjo dëshirë është e parealizueshme për shkak të shpalljes non grata të familjes Berisha nga SHBA.Kështu që nëse armina vendos të lërë Shqipërinë për Amerikën duhet ta bëjë pa Shkëlzenin, ose të presë nëse një ditë Amerika i heq “non-gratën” familjes Berisha.