Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë në një lidhje më Skype Genta Ismajli, një këngëtare e cila bën të gjithë të flasin për të.
E njohim për stilin e saj, energjinë në skenë, ku çdo këngë e saj kthehet në hit. Ndonëse e shkëputur pak kohë nga muzika, këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar vetëm pak ditë më parë klipin e saj më të fundit, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero në titullin “Level Up”. Gjatë intervistës Genta ka treguar edhe për lidhjen e saj rreth dy vjeçare me biznesmenin turk, Hysein Usta.
Rudina Magjistari: Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?
Genta Ismajli: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.
Rudina Magjistari: Keni gati dy vite që shijoni një lidhje shumë solide, jeni gjithmonë bashkë, udhëtoni së bashku kështu që do të kemi lajme të reja. Do presim një propozim, apo e ke marrë propozimin që ne nuk e dimë? Mediat të kanë bërë edhe shtatzënë, çfarë ka të vërtetë në këtë?