Rozë

Flet hapur Einxhel: Zhgënjeva babanë, djalin që u lidha e kisha në shkollë nuk folën as për Vit të Ri

Einxhel është një nga banoret më të drejtpërdrejta të “Big Brother VIP”. Përveç anës së fortë që ka treguar në lojë, ajo ka zbuluar edhe se është e ndjeshme dhe e brishtë, po ashtu, si asnjëherë më parë ka bërë rrëfime për jetën personale.

Së fundmi në një bisedë me Sarah, ka rrëfyer dhe një nga momentet më të sikletshme me të atin, kur ai ka zbuluar se ajo ishte lidhur me një djalë në shkollë.

“Unë e kisha në klas paralel këtë djalin, nuk e kam dashur veten. Ka qenë periudha e pushimeve të Vitit të Ri dhe nuk i kam folur babit me gojë, ss babit dhe as atij djalit,nuk ja hapja telefonin,as nuk doja ta takoja.

Ai i shkreti u mërzit,hyri në depresion, shoqet e mia më thonin pse nuk i flet por mua më ndërgjegjia se kisha zhgënjyer babin”,-i tha Einxhel Sarës.

MË TË LEXUARAT

To Top