Rozë

Flet hapur Luana Vjollca, duke qeshur tregon se e kanë tradhtuar: E kam provuar dhe kam zgjedhur të eci para

Puntata e “Zemër Luana” ka rezervuar sërish deklarata të fuqishme. Por, këtë herë ndryshe këto deklarata kanë ardhur jo vetëm nga të ftuarit, por nga vetë moderatorja Luana Vjollca.

Në radhët e të ftuarve këtë herë ishin edhe reperët MatoLale dhe Marini, reperët u vunë përballë sfidës “S’më dridhet qerpiku” ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, ku një prej pyetjeve ka qenë: “Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?”

Mato Lale ka godi tur Noizy-n disa herë pa ndaluar breshërinë e gjuajteve dhe në këtë pikë Luana ka kërkuar qetësi, të mos dalin nga konteksti i lojës.

Por Mato ka vazhduar: “E ke provuar ndonjëherë me ta fut mbas shpine Luana?”

“E kam provuar njëqind herë, por unë kam zgjedhur të hesht dhe të ec në rrugën time të suksesit“, u shpreh autorja Luana Vjollca, teksa Mato ka përfunduar: “Mua nuk më heshtet ndonjëherë!”

Më herët pas sf idës së “Paitball” Noizy ka publikuar një foto në Instagram, ku ka një kërkesë për Luana Vjollcën.

Reperi kërkon që moderatorja t’ia heqe foton nga programi i saj. Më tej, ai shkroi se emisioni i Luanës kërkon të prodhojë sherre mes re perëve si dhe në fund shtoi se nuk është në garë me më të vegjëlit.

MË TË LEXUARAT

To Top