Mbrëmjen djeshme në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Sabiani. Ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.
Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.
Më tej ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.
“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.