Lajme

Flet ish-ministrja e Financave në Shqipëri: Ja kur do të stabilizohet çmimi i ushqimeve

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj e ftuar në një intervistë televizive u ndal edhe te kriza ekonomike. Ajo tha se teksa për pandeminë zgjidhja shihej tek vaksinat, luftë pa afat e nisur paraqet vështirësitë e saj.

“E gjithë bota është përfshirë në një situatë ku kriza ka emra të ndryshëm. Të gjitha ekonomitë e botës u hapën pas pandemisë duke kërkuar më tepër konsum dhe ku pati më tepër konsum energjie. I e pritshme që siç po rriteshin çmimet e transportit, edhe kriza e energjisë do të ishte e prekshme, por sigurisht pati një reagim të menjëhershëm nga qeveria.

Ajo që është më e vështirë është se sa do të zgjasë. Por nëse te pandemia kishim shpresë te vaksinat, te tërmeti kishim shpresë te ndihma financiare. Tek rasti i luftës nuk predikojmë dot se sa do të zgjas. Dhe e dyta, Rusia dhe Ukraina kanë ndikim shumë të madh në furnizimin me gaz apo produkte të tjera bazë.

Kështu që pritet të ketë një situate inflacioniste të shtuar dhe kjo situatë besoj se Shqipëria duke patur një sezon turistik përpara, mund të kemi një kontribut të madh në ekonomi. Kam besim të turizmi dhe ai kontribuon gati 15-16 përqind të prodhimit të brendshëm bruto”, tha Denaj.

MË TË LEXUARAT

To Top