Afrona Dika e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, foli për herë të parë që pas ndarjes nga Blero.
Afrona mendon se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi thotë se nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, ku merr si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë me Bleron.
Ajo thotë se tanimë është e lumtur, jeton me dashurinë e saj dhe tregon se tani është “Hënë e Plotë”.
Afrona Dika: Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme. Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.
Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.
Afrona Dika: E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë.
‘Larg syrit, larg zemrës’, Afrona flet për ndarjen nga Blero
Afrona ka bërë të ditur se është në një lidhje dashurie me një zvicerian. E pyetur se kush gatuan për të, Afrona Dika ka përmendur edhe partnerin e saj.
Afrona Dika: Unë di të gatuaj, por nuk jam kuzhiniere shumë e mirë, por më shumë e shijoj ushqimin nga dikush tjetër.
Alketa Vejsiu: Kush gatuan për ty?
Afrona Dika: Të gjithë njerëzit, mami…
Alketa Vejsiu: A gatuan partneri yt?
Afrona Dika: Po, gatuan edhe ai.
Alketa Vejsiu: Zviceriani gatuan domethënë ë?
Afrona Dika: Gatuan shumë mirë.
Alketa Vejsiu: Burrë me 5 yje.