Një temë shumë interesante është duke u diskutuar së fundmi në media. Të gjithë që kanë akses në rrjetet sociale është e pamundur mos të kenë hasur fotot e një burri i cili ishte sipër i veshur me këmishë dhe poshtë i veshur me funde dhe këpucë me taka.
Këto foto prodhuan një lajm në të gjitha mediat botërore dhe sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re në një vend me një mentalitet të mbyllur si Shqipëria.
Për të diskutuar për këtë temë mëngjesin e sotëm ne emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ishin të ftuara Zhaklin Lekatari dhe psikologia Arjana Muçaj. Shqipëria është vendi më pak paragj ykues në rajon dhe sipas Zhaklinës në vendin tonë më mendje
“Në shoqërinë shqiptare më mendjehapur janë 40, 50, 60 vjeçarët sesa rinia. Rinia edhe për shkak të faktit se nuk kanë informacione, nuk dinë gjuhë të huaja, nuk bëjnë kërkime ende nuk e kanë formuar indetitetin dhe karakterin e vet.
Grup moshat më të mëdha edhe pse kanë fuqi ekonomike por, edhe kanë mbaruar zhvillimin e tyre dhe janë më të hapur dhe më të prirur gjërat e reja. Ndërsa, moshat e vogla janë shumë më mendërisht të pa hapur dhe të pa përgatitur për ardhjen dhe pranimin e fenomeneve të reja, janë shumë konservatorë të rinjtë.”