Rozë

Flor Binaj bën deklaratën e fortë për Ermal Mamaqin: Nuk është i vërtetë!

Flor Binaj është aktori i njohur i humorit. Florit në një intervistë ju kërkua të jepte një mendim për disa personazhe dhe përgjigjja duhej të ishte me vetëm një fjalë. Kur u përmend emri i Bes Kallakut,

Binaj tha: ”Shoku im i Portokallisë”. Ermal Mamaqi? “Jo i vërtetë”-shprehet Flori. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Ermal Mamaqit.

Gjatë një interviste, Flori Binaj rrëfeu arsyen e largimit nga Top Channel. Aktori i humorit spikati me rolet ikonike në Portokalli, dhe largimi ishte një surprizë për publikun. U përfol se arsyeja ishte hapja e një partie të re, por aktori e mohoi këtë.

“Jo vetëm në Top Channel, por dhe në shumë TV të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.

Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë.“, u shpreh aktori, duke shtuar më tej se një nga arsyet e largimit nga spektakli i humorit ka qenë dhe familja e tij.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë, se sa disa foto në Whatsapp”, shtoi Binaj.

MË TË LEXUARAT

To Top