Prej disa kohësh në media ka qarkulluar lajmi se emisioni mjaft i dashur satirik “Portokalli” do ndryshojë logon e televizionit dhe e ardhmja e tij në “Top Channel” dukej e pasigurtë.
E këto thashetheme u përforcuan pasi u raportua se Xhemi Shehu do largohej nga ekrani i TCH dhe se ka firmosur letrat e dorëheqjes.
Mirëpo, duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve dhe këtë na e konfirmoi aktori i dashur Florjan Binaj.
I ftuar në “Pushime On Top”, Flori i ka hedhur poshtë këto zëra, duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kastit të aktorëve të emisionit të humorit, edhe në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor në Top Channel.
“Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me ‘Portokallinë’ dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, -është shprehur Flori gjatë bisedës me Ori Nebijajn.