Kantautori shumë i dashur për publikun, krijuesi i shumë hiteve muzikore, Flori Mumajesi feston sot ditëlindjen. Flori mbush 38 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë e fansat.
Urime shumë emocionuese kanë bërë për mikun e tyre të ngushtë edhe Bruno dhe Klajdi.
“Gëzuar ditëlindjen vllai im! Rrugën e kemi të gjatë bashkë dhe uroj të të shoh gjithmonë të lumtur e plot shëndet”, shkruan Bruno.
“Gëzuar ditëlindjen vllai im, rrugën e kemi shumë të gjatë bashkë e me dashuri që rritet çdo ditë”, shkruan Klajdi, urime të cilat me siguri e kanë emocionuar Florin.