Afrona Dika e ka hedhur pas krahëve ndarjen nga Blero. Prej kohësh dyshohej se bukuroshja ka nisur një lidhje të re dhe këtë ajo na ka treguar tërthorazi përmes postimeve.
Partneri i ri i Afronës nuk është shqiptar dhe quhet James. Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër. Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër.
James i cili është drejtor i përgjithshëm i kompanisë ka studiuar në shkollën e Artit dhe Dizajnit Industrial të Zurich. Për disa vite, ka punuar në Londër.
Nuk dihet se kur saktësisht ka ndodhur shkëndija e dashurisë së tij dhe Afronës mirëpo çfarë dihet sigurt është se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.