Arjola Demiri është bërë pjesë e Big Brother VIP në fillim të spektaklit. Aktorja e njohur është nënë e tre fëmijëve, për të cilët ajo ka folur vazhdimisht në Big Brother.
Që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo nuk i takuar fëmijët, përvec një telefonate që ka pasur javë më parë, ku është çmallur përmes zërit.
Sot në këtë natë Krishtlindjesh, vëllau i madh ka vendosur që Arjola të takojë vajzën e saj Alesian, në një mënyrë krejt ndryshe që ajo as nuk e ka imagjinuar.
Arbana mes lotësh dhe me shumë, shumë mundim i kërkoi disa herë që Arjola ta përshëndeste vogëlushen por ndarja ishte shumë e vështirë.
Ndërkohë, Arjola pak më parë është përfshirë në një debat të fortë me Antonelën pas gjithë asaj që ndodhi në fillim të spektaklit, ku Big Mama u largua nga shtëpia.
Antonela: Ajo më ka sharë serbisht dhe të tjerët e kanë dëgjuar. Balina: Mua më shqetëson që një pjesë aty normalizojnë dhunën. Ka shumë mënyra për të folur dhe për tu shpjeguar ose për të kërkuar falje, po nuk mund të normalizohet dhuna.
Arjola: Kjo vajzë provokon, me kunjat që hedh, a nuk është ky një agresion. Kush është viktima këtu? Kjo do të provokojë dhe të të nxjerrë nga vetja.