Bora Zemani festoi dje ditëlindjen. Moderatorja mbush 31 vjeç dhe këtë ditë të veçantë po e feston në një resort me ski në Itali. Nga atje, ajo ka postuar disa foto duke pozuar me pamje në dëborë, por ka zbuluar dhe se kush e shoqëron.
Bora ka vendosur që ditëlindjen mos ta kalojë vetëm me Donaldin, por me ta ndodhet edhe djali i moderatores, Arbori dhe mikesha e saj e ngushtë, Semi.
Ka qenë Donaldi ai që ka zbuluar ku ndodhen e se kush i shoqëron duke postuar vazhdimisht foto e video.
“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ishte urimi që Donaldi i bëri partneres.